Showbiz

‘Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde’. Angela Martini publikon shumën që dhuroi për tërmetin

‘Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën

30 mijë euro dhuroi Angela Martini për të prekurit nga tërmeti dhe faturën e publikoi në Instagram me prova e fakte.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. ?

Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.???

Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti - ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate#Dashuri, #Shprese, #Dritë ❤

Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë”, shkruan Angela Martini në statusin e saj.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije