Aktualitet

Tragjedia e familjes në liqenin e Shkodrës, gruaja e mbytur ishte 4-muajshe shtatzënë

Tragjedia e familjes në liqenin e Shkodrës, gruaja e mbytur ishte

Arrestohet sot prifti i Manastirit të Vranjës, Goran Kimpanov, një ditë pas tragjedisë së ndodhur në liqenin e Shkodrës.

Sipas medias “Kurir”, ai akuzohet për vepër penale lidhur me mungesën e sigurisë dhe brenda një afati çështja do të dërgohet në Prokurorinë e Podgoricës.

Prifti u mor në pyetje për rreth 20 orë në Qendrën e Sigurisë të Podgoricës gjatë mbrëmjes së djeshme. Personat e shpëtuar thanë se, i ishin lutur priftit që t’i nxirrte në breg, pasi disa prej tyre duhet të ishin në punë pasdite.

Nga përmbysja e varkës që po kthehej nga Manastiri i Vranjës, u shua një familje me tre pjesëtarë, si dhe miku i tyre që tentoi t’i shpëtonte, Darko Vujoseviç.

Gruaja Jana Kumboroviç mësohet se, ishte 4-muajshe shtatzënë, ndërsa nuk arritën të shpëtonin as bashkëshorti i saj Ratko dhe vajza 12-vjeçare.

Sipas mediave, të nëntë personat që ndodheshin në varkë ishin besimtarë të rregullt dhe e përshkonin këtë udhëtim çdo të diel. Ndërkohë vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe të bijës, ndërsa tashmë është nxjerr nga liqeni vetëm ai i kryefamiljarit./Tiranapost.al