Botë Te gjitha

Tragjedi në SHBA/ 1 i vdekur dhe 45 të plagosur nga përmbysja e një autobuzi me nxënës


Në tragjedi, me 1 të vdekur dhe 45 persona të plagosur, përfundoi ekskursioni i një shkolle në Walt Disney në SHBA, kur autobuzi që transportonte nxënës u rrëzua nga një urë. Aksidenti tragjik u shënua në rrugën “Interstate 10”, në Alabama, mëngjesin e së Martës. Sipas informacioneve, nga 52 persona pasagjerë në autobuz, njëri është i vdekur dhe 45 janë plagosur, prej të cilëve 20 po u jepet ndihma e parë në spital dhe janë në gjendje të rëndë.

Autobuzi është nisur nga Channelview High School drejt Harris County në Teksas. Autobuzi i dytë, që po shkonte gjithashtu në të njëjtin ekskursion shpëtoi dhe nuk u përplas me të parin gjatë aksidentit teksa pasonte të parin. Sipas dëshmitarëve okularë, autobuzi i parë doli nga korsia e rrugës, u përplas në hekurat mbrojtës të saj dhe u rrëzua në një lartësi shumë-metërshe nga ura mbi të cilën po kalonte. Nxënësit ishin duke u kthyer nga një ekskursion në Disney Land të Orlandos. K.H/ tiranapost.al