• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Tragjedi në një shkollë në Indi, zjarri u merr jetën 19 studentëve


    Nëntëmbëdhjetë studentë kanë humbur jetën dhe njëzet të tjerë kanë mbetyr të lënduar, si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë në Suri. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por mësohet se studentët që kanë humbur jetën janë të gjithë nën moshën 20 vjeç.

    Disa prej tyre u shkrumbuan nga zjarri, ndërsa disa të tjerë gjetën vdekjen duke tentuar që t’u shpëtonin flakëve.

    “Nxënësit humbën jetën për shkak të zjarrit ndërsa po tentonin që të dilnin nga ndërtesa“, tha për AFP, Deepak Sapthaley, zyrtar i lartë në departamentin zjarrfikës.

    Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, si dhe kërkoi nga autoritetet që të zbardhnin të plot këtë ngjarje tragjike. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690