Aktualitet

Tragjedi në familjen shqiptare

Tragjedi në familjen shqiptare

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në Itali. Sipas mediave italiane Gleraldo Ndreca, 25 vjeç, ka vdekur në Moretta.

Mediat italiane, që iu referohen burimeve nga policia thonë se të riun shqiptar e ka zënë korrenti ndërsa po merrej me disa pajisje elektrike në shtëpinë e prindërve të tyre.

[caption id="attachment_9409" align="aligncenter" width="386"] Gleraldo Ndreca[/caption]

Në momenti që ndodhi tragjedia pranë ishte bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar ambulancën. Pavarësisht se i riu shqiptar është dërguar me helikopter në spital, ai nuk ka mbijetuar.

Gjithë familjarët janë marrë në pyetje, ndërsa gjyqtari ka urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.