Aktualitet Te gjitha

Trafikuan 8.4 tonë drogë, kapet një tjetër anëtar i grupit të Met Kananit


Një tjetër anëtar i një grupi të strukturuar kriminal ka rënë në prangat e policisë këtë të premte. Në prang aka rënë një 36-vjeçar nga Fieri I akuzuar për trafik droge. Ai është pjesë e grupit të Met Kananit. Operacioni ka nisur dy vite më parë, ndërsa bashkë me këtë janë arrestuar 67 persona si dhe është sekuestruar 8.4 tonë drogë

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Treafikimi i lëndëve narkotike”.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
G.V, 36 vjeç, banues në Fier.