Aktualitet

Trafikonin njerëz drejt SHBA-ve dhe Kanadasë, jepen masat e sigurisë për 32 të arrestuarit

Trafikonin njerëz drejt SHBA-ve dhe Kanadasë, jepen masat e

Pas 12 orësh seancë gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për 32 personat e arrestuar nga policia, të cilët mashtronin qytetarët duke u marrë sasi të mëdha parash e duke u premtuar se do t’i dërgonin në SHBA, Angli dhe Kanada.

U lanë në burg: Petrit Beqiraj, Ermal Mema, Vesel Gjolleshin, Dashnor Tafani, Arben Danglli, Leonard Markaj, Dashamir Seferi, Glej Shehu, Ilia Margo, Çajup Tafa, Afrim Emini, Mentor Meci, Gjergji Mezuraj, Françesk Meta, Aleksia Kamaj, Mehmet Cani, Erlis Shehu, Edmond Omeri, Kostaq Gjoka

Morën masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Jonaq Gramozi, Arjan Shehu, Shuaip Sehro, Simon Keri, Enver Muka, Vangjel Gramozi, Idi Mita.

Detyrim paraqitje: Edmond Omeri, Bedri Meta, Avni Zelaj, Besnik Hoxha, Marlen Shoshaj, Mentor Miçi.

Ndërkohë që vazhdojnë të jenë në kërkim pesë pesona të tjera, Dritan Gramozi, Françesk Meta, Erlis Shehu, Mehmet Çani.

Të arrestuarit bënin të mundur kalimin ilegalisht të qytetarëve në SHBA dhe Kanada me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Nga hetimet rezultoi se, anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada./Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/operacioni-rruga-e-gabuar-32-ne-pranga-reagon-soreca-dhe-nje-link-nga-new-york-times/