Aktualitet

Trafikonin emigrantë; Zbulohet organizata në Itali, 3 shqiptarë në pranga

Trafikonin emigrantë; Zbulohet organizata në Itali, 3 shqiptarë

3 shqiptarë janë arrestuar sepse ishin pjesë e një organizate për trafikimin e emigrantëve. Ka qenë policia italiane ajo që e ka konstatuar dhe shkatërruar këtë organizatë. Kjo organizatë ishte me bazë në Milano dhe përbëhej nga shtetas shqiptarë, egjiptianë, sudanezë dhe afganë.

18 persona janë arrestuar në total pas shkatërrimit të kësaj organizate.

Shqiptarët e arrestuar janë: Gazmir Ismailaj 33 vjeç, lindur në Vlorë, Redon Shametaj 22 vjeç lindur në Vlorë dhe Neri Shametaj.

Policia italiane njofton se hetimet për zbulimin e kësaj organizate kanë nisur rreth dy javë më parë.

Organizata transportonte emigrantët nga Italia drejt vendeve të Europës Veriore. Emigrantët ishin kryesisht sirianë, sudanezë, egjiptianë e nga Eritrea.

Transportimi i këtyre qënieve njerëzore kryhej gjithmonë gjatë natës me automjete të tipit kamionë, furgonë apo dhe makina të thjeshta.

Refugjatët sistemoheshin e fshiheshin në këto automjete sikur të ishin mallra transporti e shpesh madje mbylleshin edhe nëpër kuti druri apo në bagazhe.

trafikim1