Aktualitet

Trafikantët e objekteve arkeologjike, arrestohet zyrtari

Trafikantët e objekteve arkeologjike, arrestohet zyrtari

Përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë në Fier, është ndaluar nga policia. Ndërkohë janë proceduar penalisht Drejtori dhe një punonjës i Parkut të Apollonisë.

Në pranga përfundoi Arjan Dimo, 43 vjeç. Nga hetimet e deritanishme policia ka zbuluar se nga mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marrin masa objekte arkeologjike objekte arkeologjike për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

Një ditë më parë arrestoi dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në këkrim.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe kanë gërmuar dhe kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë.

Sipas policisë këto objekte pasi personat e arrestuar i grumbullonin në banesa i përgatisnin me qellim trafikimin e tyre. Policia tha se në banesën e njërit prej të arrestuarve u sekuestrua një pajisje detektor për gjurmim të antikuarëve. Sipas policisë materialet arkeologjike të sekuestruara do t’i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.

Edhe në zona të tjera të Shqipërisë janë vënë re vitet e fundit gërmime të paligjshme për të cilat nuk ka pasur persona të arrestuar.

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Qyteti antik u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit në tokat e Taulantëve Ilirë nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti.

Sipas studiuesve ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Territori i madh i zonës është mbuluar me monumente, shumë prej të cilave të pazbuluara ende.