• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Më tradhtonte prandaj e vrava! Kështu justifikohet gardisti në dëshminë e tij


    Është zbardhur dëshmia gardistit 44 vjeç Alket Arapaj i cili tronditi Tiranën sot, pasi vrau gruan e tij me armën e shërbimit në shtëpinë e tyre në Allias në orën 6 të mëngjesit. Sipas dëshmisë që ka dhënë, Alketi e justifikon vrasjen duke thënë se gruaja e tradhtonte dhe se i vjen keq për vajzën tre vjeçe, të cilën e la tashmë pa nënë. Mësohet se familjarë të tjerë e kanë marrë vajzën pasi do qëndrojë nën kujdesin e tyre.

    Ja çfarë ka thënë gardisti e Republikës:

    ‘Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhti nga ana e saj. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt’, ka thënë ai para grupit hetimor, ndërkohë pritet të dalë dëshmia e plotë.

    Në postimet e rrjetit social Facebook, shihet gruaja e tij 36 vjeçe me emrin Ervilma Seferaj, e mbuluar, ndërkohë që për Alketin thuhet se është predikues i rregullt i fesë islame.

    Ndërsa disa nga fqinjët treguan për Report TV:

    “Unë kam 50-vjet që jetoj këtu, edhe ata jetonin këtu. Nëna dhe i ati kanë ikur te djali tjetër dhe vinin në mars. Nusja dilte dhe mbushte ujë, e shikoja shpesh. Djali shkonte në punë. Kanë një vajzë 3-vjeçe. Është një ngjarje e paparë. Më vjen shumë keq, jemi të tronditur” 

     ‘Ata janë familje shumë e mirë, edhe ai dhe e shoqja shumë të mirë. Njerëz me fe, pasi faleshin. Jemi habitur kur jemi zgjuar. Brenda në familje nuk e di, por nuk kemi dëgjuar për grindje. Nuk e di, do të ketë qenë ndonjë moment….pa dashje, gabimisht, pasi nuk ka mundësi që ai njeri kaq i mirë të vriste’. / Copyright/Tiranapost.al. 

    Alketi me gruan Ervilma

    Njihej si njeri i mirë dhe predikues i fesë! Ky është gardisti që vrau gruan me armën e shërbimit