SPORT

Tradhti në kampin e Manchester City, ylli skuadrës me fanellën e United

Tradhti në kampin e Manchester City, ylli skuadrës me fanellën e

Rivaliteti mes dy skuadrave të një qyteti njihet në mbarë botën. Kudo njerëzit e një qyteti janë të ndarë në dy anë, në dy skuadra zemre. “Luftë” e madhe është edhe në Manchester të Anglisë ku City dhe United rivalizojnë mes tyre.

Historia njeh dominim e United, por në futbollin modern City ka marrë përmasa të mëdha. Gjithsesi për njerëzit nganjëherë ka vlerë e shkuara. Kështu ndodhi edhe me Ilkay Gundogan, i cili është fotografuar në një dyqan në qendër të qytetit, teksa ai shikon me interes dy fanella të Manchester United.

Fillimisht ishte një fanellë e Cristiano Ronaldos me numrin 7, me të kuqen klasike të United. Ndërsa më pas, është tërhequr një fanellë blu, po e “djajve të kuq”, e cila përkon me fanellën e ndeshjeve në transfertë të sezonit 1992-93.

Fotot kanë bërë gjiron në mediet angleze dhe debati i madh ka filluar mes tifozëve, tani pritet nëse do ketë ndonjë reagim nga klubi. Në realitet turko-gjermani nuk bleu asnjë fanellë, por pati interes të fortë vetëm tek ato të United. /XH.K