Aktualitet

Totozani në aksion

Avokati i Popullit Igli totozani njoftoi më parë se do të monitoronte nga afër protestën e Partisë Demokratike së bashku me një grup ekspertësh. Dhe ashtu ka bërë. Tiranapost.al ka shkrepur një foto të Avokatit të Popullit duke vëzhguar ecurinë e protestës. Totozani mban veshur një bluzë, pas së cilës shkruhet: Avokati i Popullit.

Ja çfarë shkroi Igli Totozani pak më herët në facebook.

Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, së bashku me një grup ekspertësh të Seksionit të Deontologjisë e Sigurisë dhe atyre të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës do të monitorojnë sjelljen e institucioneve shtetërore dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës së njoftuar për ditën e sotme nga ana e opozitës./ E.Ç & E.D/ Copyright Tiranapost.al

toto