Showbiz

As torta, as puthja e as vallëzimi. Momenti më emocionues i dasmave është një tjetër

As torta, as puthja e as vallëzimi. Momenti më emocionues i dasmave

Momenti i tortës, momenti i puthjes, momenti i “Po-ve” në celebrim, dasma ka shumë çaste të këndshme, por ai më emocionali mbetet një përqafim, një kërcim, një parakalim në altar apo qoftë edhe një shikim i shkëmbyer me nënën e që dokumentohet me një foto në çastin e duhur.

Meqë kemi qenë prezentë virtualisht thuajse në çdo dasmë showbizi, kemi shijuar disa momente speciale nënash e bijash.

[caption id="attachment_278872" align="aligncenter" width="466"](Vesa dhe e ëma, foto nga Instagrami)[/caption]

Në mungesë të të atit, Vesa zgjodhi nënën për ta shoqëruar në altar duke e bërë kështu protagoniste të dasmës së saj dhe foto e tyre është kaq familjare për ne. Vesa nuk humbet rast pa e postuar dhe rishprehur ndjesitë e atij momenti.

[caption id="attachment_278873" align="aligncenter" width="436"](Afërdita dhe e ëma, foto nga Google)[/caption]

Njësoj siç bëri ca vite më vonë Afërdita Dreshaj në rastin e të cilës arritëm ta dallonim cila ishte nusja e cila e ëma vetëm prej ngjyrës së fustanit se edhe formën e kishin njësoj. Ngjashmëritë mes tyre ishin të mëdha në fytyrë, por sidomos në trup.

[caption id="attachment_278874" align="aligncenter" width="474"](Xhensila dhe e ëma, foto nga Instagrami)[/caption]

[caption id="attachment_278875" align="aligncenter" width="468"](Xhensila dhe e ëma, foto nga Instagrami)[/caption]

Dy foto me shumë emocion i pamë edhe nga dasma e Xhensilës. Në njërën prej tyre shikimi i nënës së saj drejt Besit dukej sikur i thoshte: Mbaje me kujdes vajzën! Tipike fytyra e një nëne që sado e bukur të jetë dasma e sado i mirë të jetë dhëndri ajo ka vetëm diçka në mendje: vajza po martohet e po ikën nga shtëpia. Edhe pse vajza mund të ketë vite që bashkëjeton.

[caption id="attachment_278876" align="aligncenter" width="329"](Marina dhe e ëma, foto nga Instagrami)[/caption]

Kurse fotoja e Marinës me mamin nga dasma është më funny. Është ai rasti tipik kur mami nuk përmbahet dot dhe kërkon të të puthë edhe duke kërcyer mbrapsht. Si tek fotoja e Marias dhe Marinës.

[caption id="attachment_278877" align="aligncenter" width="488"](Elita dhe e ëma, foto nga Instagrami)[/caption]

Një foto duke kërcyer me mamin pamë edhe nga dasma e Elitës dhe me këtë rast njohëm nënën e saj që qenka një zonjë simpatike.

Dhe si mamaja e të zonjës së festës tek të gjitha pamë diku pak tyl, diku xixa e diku dantellë. Nëse dasma ka një princeshë dhe ajo është nusja, mbretëresha është padyshim nëna e saj.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.