Aktualitet

Top destinacionet për 2019. Prestigjiozja Le Monde sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë

Top destinacionet për 2019. Prestigjiozja Le Monde sugjeron

Prestigjiozja franceze Le Monde ka publikuar listën me 20 destinacionet më të mira dhe më të sugjeruara për këtë vit, dhe lajmi i mirë është se gjetëm Shqipërinë të renditur në vendin e gjashtë., tek top dhjetëshja më e mirë. Krahas Zvicrës dhe vendeve të tjera të njohura botërisht për turizmin si Greqia, Italia etj, Le Monde sugjeron Shqipërinë, duke vlerësuar një sërë kategorish si kultura,  tradita, klima, vendet e virgjëra, pasuritë me det e me ishuj të paprekur etj.

Ja çfarë shkruhet për Shqipërinë:  E vendosur mes Malit të Zi dhe Greqisë,  vendi i vogël evropian mbetet një destinacion turistik mjaft interesant, për të cilin jo shumë njerëz në botë dinë. Atje mund të shkosh për pushime e të mos shpenzosh shumë dhe i gjen të gjitha: Plazhe, fshatra të mrekullueshme historike, mund të shkosh për Hiking, të mrekullohesh nga pamjet, gatimi tradicional me produkte vendase të freskëta dhe me cilësi. Më e rëndësishmja; për momentin nuk ka shumë turistë si në vendet e tjera.

Pamje nga Bovilla, postuar nga Naddir Carib, traveler bloger

Edhe kryeministri Rama publikoi sot një status në mëngjes, me coverin e revistës Le Monde, teksa shkruan se Shqipëria ndodhet në vendin e gjashtë, nga 20 vende të zgjedhura si Top destinacionet e vitit 2019. Linku origjinal këtu. Tiranapost.al. E.B