Aktualitet

Tonik me kastravec i bërë në shtëpi. Nuk do ta blesh më kurrë në dyqan

Të vendosësh direkt në lëkurë kremin, pa përdorur më parë tonikn, që e pastron lëkurën dhe e bën gati për trajtimet e tjera, është gabim shumë i madh. Vajzat që e njohin dhe e zbatojnë pikë për pikë rutinën e bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, e kanë me siguri një tonik. Por këtej e tutje mos e bli më në dyqan. Vetëm me dy përbërës mund ta përgatitësh vetë në shtëpi me përbërës 100 për qind natyralë, që i kemi të gjithë në kuzhinë.

Për përgatitjen e tonikut mjafton një kastravec, që duhet kaluar në mikser e pastaj të filtrohet për t’u marrë veç lëngu, të cilit i shton një lugë mjaltë dhe ja ku e ke gati. E hedh në një shishe të pastër dhe e aplikon në fytyrë me ndihmën e një pambuku.

Ky tonik të ndihmon për të shfryrë qeskat poshtë syve. I pasur me squfur, kastraveci zbardh njollat e errëta në fytyrë, përmirëson gjendjen e yndyrës në lëkurë dhe redukton rrudhat. Lëngu i kastravecit i bashkuar me mjaltin e bën këtë të fundit një anti-bakterial të fuqishëm. Përzierja është vërtet shumë e këndshme për lëkurën, sepse të jep një ndjesi pastërtie të thellë pa ndjesinë e lëkurës së tërhequr.

Ky post u përshtat nga Elle dhe është realizuar nga Klaudeta Skënderasi.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]