Nën lupën e Stela Sallakut

Tonet e qeta të Ogertës

Tonet e qeta të Ogertës

Kohët e fundit Ogerta Manastirliu ka filluar të vishet me bojëqiell si Melania Trump. Është një nga nuancat që më pëlqen më shumë, sepse përcjell thjeshtësi dhe sharm. Nuk e mban veten për “fashion Icon”, dhe mirë bën sepse të jesh deputete nuk do të thotë të vishesh sipas trendit të sezonit, por nuk do të thotë as të mos i japësh veshjes rëndësinë që meriton. Ogerta deri tani i ka ruajtur mirë ekuilibrat pa i e vënë imazhin në vend të parë por edhe pa e lënë pas dore. Ka qëndruar neutrale dhe ka gjetur sekretin tek nuancat e qeta.

Le t’i shohim 5 veshjet që i shkojnë më tepër, si dhe pesë sugjerime. 

[caption id="attachment_286043" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Facebook)[/caption]

Nuanca pastel e blusë është ndër tonalitetet më të bukura të rrethit të ngjyrave. Shumica e pjestarëve të familjeve mbretërore kanë patjetër një kostum a fustan bojëqiell. Ogertës i shkon shumë, sidomos me flokët e kafta dhe tiparet. 

[caption id="attachment_286047" align="aligncenter" width="2048"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqeu shumë kombinimi i këpucëve me rripa të kryqëzuar, me kostumin e zi. Gjatësia e pantallonave është e duhura për të mos e nxjerrë këmbën më të shkurtër. Jaka e xhaketës pa palosjen e zakonshme i jep më shumë karakter veshjes. 

[caption id="attachment_286048" align="aligncenter" width="1280"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Po ta shohësh me vëmëndje xhaketën gri, do dallosh edhe kuadratet e imëta, që e bëjnë akoma më të veçantë. Për të theksuar më shumë “xhaketën kuti”, pa prerje në bel, e ka kombinuar me bluzë dhe pantallona të zeza. 

[caption id="attachment_286049" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Detaji i rripit të zi rreth 1cm të gjerë i thekson belin, pa i prishur siluetën. Bluza ka prerje beli, dhe vjen pak më kovë poshtë rripit. Një element ky i përdorur në xhaketat e kostumeve me fund laps. 

[caption id="attachment_286050" align="aligncenter" width="1929"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ajo që më pëlqen në veshjen mësipër janë detajet, trekëndëshi i vogël i pantallonave tek kavilja, shiriti i kopsave (të fshehta) tek këmisha, mënga e xhaketës me palë tek supi dhe jaka. Këpucët bezhë ia zgjasin këmbën si dhe e tregojnë me elegante sepse harmonizohen me nuancën e lëkurës. 

Pesë këshilla

[caption id="attachment_286053" align="aligncenter" width="1348"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Fustani blu me prerje verefi është një ndër më të bukurit mendoj, thjesht sandalet “espadrilles” nuk janë kombinimi i duhur. “Kitten heel”, mules ose stiletto do ishin zgjedhje të sigurta. Fustani është shumë elegant, ndërsa sandalet me bazament kashte janë paksa më casual. 

[caption id="attachment_286054" align="aligncenter" width="960"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Xhaketa me vija të plota është një gjetje e bukur për paradite, sepse i jep karakter tjetër veshjes dhe nuk e bën të mërzitshme. Vetëm se duhej ta mbante të zbërthyer përpara sepse duket paksa e ngushtë tek kopsat. 

[caption id="attachment_286055" align="aligncenter" width="2048"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Do i rekomandoja të mos vishej me blunë nga koka tek këmbët. E kam bërë dhe unë shpesh këtë zgjedhje, por kur e kam parë veten më vonë kam menduar që mund t’i shtoja një shall mëndafshi me printe neutrale (nëse s’do të bjerë shumë në sy) ose një spilë apo vathë perlë. 

[caption id="attachment_286056" align="aligncenter" width="2048"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ogerta e preferon shumë nuancën blu, dhe e shoh që është strikte kur vjen puna tek kostumet. Edhe pse roli që ka ia imponon të përqëndrohet tek gardëroba kapsulë, mund të përdorë disa truke të vogla për t’i dhënë veshjes tjetër pamje. Fustanet e leshta me rrip dhe gjatësi tek pulpa (gri, mjaltë, apo tullë) do i rrinin shumë mirë. 

[caption id="attachment_286057" align="aligncenter" width="960"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Po ta kishte kombinuar këtë kostumin me kuadrate të imëta, me këmishë të bardhë, do binte akoma më shumë në sy dizajni i copës./Tiranapost.al