Lajme nga Bota

Tjetër thirrje nga BE-ja për Kosovën që të heqë taksën ndaj Serbisë

Tjetër thirrje nga BE-ja për Kosovën që të heqë

Një tjetër thirrje vjen për Kosovën lidhur me heqjen e taksës ndaj mallrave serbë. Këtë herë mesazhi vjen nga shefja e zyrës së Bashkimit Europian, Nataliya Apostolova,  në mënyrë që sipas saj të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Serbisë dhe  Kosovës.

“Kur shikojmë fotografinë globale, për momentin mes Kosovës e Serbisë, cila marrëveshje është më e rëndësishme? Kosova do duhej të merrte vendim se cila është më e rëndësishme. Ose do duhej të pranoni për një mundësi tjetër negociatash në tryezë të rrumbullakët me komisionarin Johannes Hahn, e më pas të nisë dialogu. Nuk ka shumë kohë për të humbur, çdo ditë është e rëndësishme, çdo moment është i rëndësishëm, e kryeministri Ramush Haradinaj duhet të marrë këtë vendim”, tha Apostolova në një intervistë për “Info Magazine”./ Tiranapost.al