• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Tjetër tërmet në Greqi, banorët në panik


    Pas lëkundjeve të forta të tokës në Korçë, një tërmet i fuqishëm ka rënë në Kastoria në Greqi. Tërmeti ishte 4.5 ballë i shkallës Rihter me një fokus 36 kilometra në perëndim të qytetit dhe një thellësi fokale prej 8.2 kilometra.

    Disa minuta më vonë, shumë afër përqendrimit, është ndjerë një dridhje e re më e dobët 3.4 Rihter.

    Nga lëkundjet e tokës nuk janë raportuar dëmtime apo dëme materiale, por sipas mediave greke, banorët kanë dalë në rrugë nga frika e përsëritjes. /Tiranapost.al/