Aktualitet

Tjetër sasi droge e kapur në Adriatik

Tjetër sasi droge e kapur në Adriatik

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane vazhdon të kapë sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike. Ishin tre persona, dy italianë dhe një shqiptar, në mjetin lundrues që po drejtohej drejt brigjeve të Italisë.

Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, këtë të premte në orën 16:30, u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike. Autoritetet e ndaluan këtë mjet në det të hapur, 23 milje larg Karaburunit.

Shqiptari dhe dy italianët hodhën të gjithë ngarkesën në det për t’i shpëtuar ndjekjes së autoriteteve, por pa sukses. Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet po punohet për grumbullimin e lëndëve narkotike dhe gjithashtu synohet të kapen bashkëpunëtorët e tjerë të këtij rrjeti në Shqipëri dhe në Itali.

Gjatë muajve të fundit, si rezultat i bashkëpunimit të policisë shqiptare me autoritetet italiane, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie të madhe të lëndëve narkotike në tentativë për t’u trafikuar në vendin fqinj.