• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Tjetër dështim për “Syriza”, sipas Exit Poll-eve “Demokracia e Re” fiton zgjedhjet në Greqi


    Qirjakos Micotaqis do të jetë kryeministri i ri i Greqisë. Sipas Ekzit-polleve të publikuara pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, Demokracia e Re ka fituar bindshëm zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara këtë të diel.

    Grafiku i publikuar nga mediat greke tregon se partia e Micotaqisit pritet të sigurojë 155-167 vende në parlamentin e ri të Greqisë. Kjo i jep mundësinë të formojë e vetme, qeverinë e re pa hyrë në negociata me partitë e tjera. Për formimin e qeverisë nevojitet mbështetja e 151 prej 300 deputetëve. Ndihmë për këtë merr edhe nga bonusi prej 50 deputetësh që i garanton fituesit sistemi zgjedhor grek.

    Siriza e kryeministrit në largim Aleksis Cipras ka siguruar 77 deri 82 vende në Parlament duke u renditur kështu forcë e dytë politike. Ish-PASOK, që garoi me siglën e re të Aleancës për ndryshim janë renditur të tretët. Nëse rezultatet e Ekzit-polleve rezultojnë reale, në parlamentin e ri pritet të përfaqësohen 7 formacione politike mes të cilëve edhe lëvizja Mera 25 e ish-ministrit euroskeptik të financave Janis Varufakis, që mund të sigurojë 8-14 vende në Parlament. /Tiranapost.al/