Kosova

Tjetër darkë mbledh krerët e politikës në Kosovë, Haradinaj jep detaje

Esencë editori/ Krerët e shtetit të Kosovës janë mbledhur sot në një restorant në Prishtinë, pas letrës së dërguar në adresë të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesë e takimit ka qenë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa zëvendësministra.
Tjetër darkë mbledh krerët e politikës në Kosovë,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të takimit me krerët e politikës në vend ka dhënë detaje për temat që u diskutuan. Ai ka thënë se në takim u folën të gjitha zhvillimet e fundit në vend.

“Sot ka pasur takim me ambasadorin me Philip Kosnettt për të cilin kam respekt dhe është diplomat i zoti, ai ka qenë shumë i saktë i ka sugjerua Kosovës që të pezullohet taksa dhe njëkohësisht ka paraqitur edhe këtë letër që vjen për tre udhëheqësit e Kosovës, kryeministrin, kryepalamentarin dhe presidentin. Unë kam pas rastin që t'i them. Taksa nuk u vendos në lidhje me Amerikën as zhvillimet e fundit në dialog, që 20 vjet në konflikt i ngrirë jemi lodhë dhe kërkojmë një finale Kosovë-Serbi, kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

“Edhe unë jam të hiqet taksa jo të pezullohet, por me u lidh me njohjen. Qëllimi është me sjell një situatë të marrëveshjes me Serbinë. I lus vendimmarrësit në Amerikë që të na kuptojnë se nuk mundem me iu nënshtru më Serbisë, që Serbia me ba hajgare me njeh me njohjet, me ba hajgare kur na nuk anëtarësohemi në Interpol dhe Serbisë që sulmon familjarët e pjesëtarëve të FDSK-së”, tha Haradinaj.

Sipas mediave kosovare, ai ka shtuar se gjithçka që vjen nga Amerika e kupton drejt dhe e kupton që ajo dëshiron vetëm të stabilizoj rajonin.

“Por jemi në zor, është koha të arrihet marrëveshja gjithpërfshirëse me njohje reciproke, përfshirë tregtinë e lirë dhe e përkrahi një marrëveshje të tillë. Këto që i paraqita sot janë ato që mund ti paraqet në emër të atyre qe i përfaqësoj. Taksa mos të hiqet deri në njohje, për mua nuk hiqet deri në njohje nga Serbia. Kur erdha në pushtet ishte demarkacioni i nënshkruar nga dikush tjetër, po ashtu kemi arrit marrëveshje të presidentëve për korrigjim të marrëveshjes, e rasti i tashëm i marrëveshjes obligative me Serbinë është më e rëndësishmja, do ti jap përkrahje arritjes së një marrëveshje”.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se, ka dëshirë që i gjithë spektri politik të jetë unik, që taksa të mos hiqet deri në njohje. /Tiranapost.al/