• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Tjetër bën e tjetër thua që t’më prishësh mendjen mua… Por ti në fakt je i mbrapshtë, përfundimisht!


    25 Rreshtat e Mirës/ Sot opozita duhet të votonte një copë letër, që krejt formalisht dëshmon vullnetin e shqiptarëve për shtegun europian. Sigurisht, përtej këtij votimi apo rezolute në fjalë, që shprehje vullneti politik e asgjë më shumë nuk qe, opozita kish vend të merrej me një mijë e një problemet e qeverisë. Të bëjë opozitarizëm, t’i thotë Edi Ramës qen, ministrave maskarenj, qeveri e mafies dhe drogës, por që Europën ta ndante nga mllefi i saj, Shqipërinë ta ndajë nga konkurrenca politike. Mund të pritej një akt i tillë, sepse vetë lideri demokrat, Lulzim Basha, po mundohet muajt e fundit duke lobuar për hapjen e negociatave. Ka disa lajme që janë postuar në Tiranapost.al me zotin Basha, që deklaron herë nga foltorja e selisë së tij, herë nga Facebook-u, se ndodhet (në Gjermani së fundmi p.sh.) për të lobuar për hapjen e negociatave. Ja pra, ku e kishte rezolutën? Si ka mundësi që ky lider që takon Mogherin-in në aeroport, ngaqë ishte i zënë me lobimin për rekomandimin e hapjes së negociatave, sot ndërron fytyrë? Nëse gënjen për Europën, për gjynah, se fundja bindjet janë personale, si orientimi seksual, dhe nuk ka pse frustron brenda vetes dëshirat nga frika e paragjykimit, siç ndodh me komunitetet LGBT (të cilët me të drejtë në shoqëri fanatike e kanë realisht të vështirë shprehjen e lirisë seksuale). Nëse nuk do Europën dhe do ndonjë drejtim tjetër, le ta thotë, sepse Italia fqinje mori votat e të lodhurve me politikat europiane dhe emocionet ekstremiste -gjykimet egoiste fituan. Atyre iu daltë e hajrit, se rusë të pasur ka plot, por të drejtat e njeriut dhe paqja e Europës romantike, mikpritëse, tolerante janë vetë jeta e ka gjëra në këtë botë që s’blihen me para. Në këtë kategori nuk duket që lideri i PD-së ta mendojë kështu filozofinë e jetës. Për t’u kthyer tek shumëfytyrët, sot edhe njëherë mësuam se ky njeri ende s’e di ku do ta çojë Shqipërinë, nëse merr timonin. Nuk di ku do ta bëjë protestën të shtunën… imagjinoni! Nuk di çfarë ka thënë në Gjermani! Nuk di me kë është! Ose i di, por ka këtë pamundësinë për të qenë konsekuent në korsinë e tij.

    I turbullt dhe me dy fytyra, si dordoleci i gjyshit tim, që të trembte gjithmonë mes fushës së misrit por gjë s’të bënte. Kur e kuptonim nga afër që ishte kukull prej lecke me dy fytyra, ne fëmijët e shkathët këpusnim kallinj pa teklif. Megjithatë, për ata që e shihnin nga larg, dordoleci dukej burrë zotni, mund të besonin se ishte gjyshi dora vetë. Si Europa, që nuk ka pse vjen ta shohë nga afër nëse Luli është prej vërteti apo fals dhe ajo që vret më shumë: Nëse ne shqiptarët duam dhe kemi vullnet europe apo do mbetemi sherrxhinj të vegjël përjetë. Mund të duket një gjë kalimtare por sot parlamenti na prishi punë neve, të ardhmes tonë. Se këta që kanë dy nënshtesi i kanë punët në rregull, marrtë flakë Shqipëria. Po ne që jemi laj-thaj shqiptarë??!! /Tiranapsot.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post