• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Tjetër aspekt i debatit për vendimin e Metës/ Si i bëhet që sovrani të zgjedhë vetë presidentin?


    Deputeti i LSI Nimet Musai duke folur në parlament për vendimin e Metës, u ndal tek disa ndryshime që sipas tij duhen bërë. Ai kërkoi që presidenti të zgjidhet nga vetë sovrani, dhe se personalisht do kishte dashur të kishte mundësi të zgjidhte.

    Nimet Musai: Ditën që kam marrë mandatin e deputetit kam dashur të largoj metodën e vjetër për shkrirjen e mandatit për çështje emërimesh punësimesh etj, Kisha ide të qartë në kokën time se me këto çështje nuk do ngatërrohesha kurrë. Kushtetuta është ai dokument para të cilit kam dhënë besimin për punën e përbashkët me kolegët. Karriget presidenciale qetësojnë partitë dhe kryetarët, ndodh edhe kryeministra. Do kisha dashur të diskutonim disa ndryshime për nëpunësin civil dhe administratës, reformën në drejtësi, të nderuar kolegë që keni arritur në këtë ditë keni bërë punë për tu vlerësuar.

    Presidentin nuk e kam votuar, por nuk kam pasur mundësi ta votoj as si qytetar se nuk më ka lejuar ky kod zgjedhor, dhe po kërkoj të bëjmë ndryshimet e thella dhe esenciale .Nëse ka dicka në karrigen presidenciale që ia vlen ti marrim kohë kaq të gjerë është si do veprojmë ne që sovrani ta zgjedhë vetë presidentin e republikës. Presidenti veproi me nxitim me vonesë./ Tiranapost.al. E.B