• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Tite surprizon me Brazilin e ri


    Brazili do të tentojë të fitojë Kupën e Amerikës, pasi është një trofe që nuk e kanë fituar që prej vitit 2007. Kombëtarja braziliane ka 12 vite që nuk fiton një trofe madhor, pasi dhe Kupën e Botës nuk e fitojnë prej vitit 2002.

    Dëmtimi i Nymarit ka qenë një lajm i keq për skuadrën e Tites. Tekniku duhet të ndryshojë vendosjen dhe lojtarët në fushën e lojës. Skuadra e Brazilit nën drejtimin e Tites po luan me 3 skema kryesore. Në ndeshjet miqësore, 5 herë kampionët e botës kanë preferuar sistemet: 4-2-3-1, 4-3-3 dhe 4-1-4-1.

    Në ndeshjen e parë hapëse ndaj Bolivisë me datë 15 qershor, Tite ka vetëm 1-2 dilema për formacionin, ndërsa pjesa tjetër është e konsoliduar. Alisson është titullari i portës duke ulur në stol Edersonin e City-t. Alex Sandro në të majtë të mbrojtjes, duke qenë se Marcelo nuk është grumbulluar. Dani Alves si kapiten në të djathtë, ndërsa dyshja e PSG-së, Silva dhe Marquinhos në qendër të mbrojtjes.

    Casemiro do të luajë nga minuta e parë në mesfushë përkrah Arthurit dhe Allanit. Sulmi është me tredhëmbëshin Coutinho, Firminho dhe Richarlison. Një formacion me shumë pikëpyetje. /XH.K