Aktualitet

Tiranë, të shtëna me armë mes dy makinave pranë QSUT-së

Tiranë, të shtëna me armë mes dy makinave pranë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së mërkurës pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se kanë qenë dy persona në dy makina të ndryshme, që në lëvizje e sipër kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit.

Nuk raportohen të lënduar, ndërsa policia është në vendngjarje dhe ka ngritur postoblloqe për të identifikuar autorët./Tiranapost.al