• Shqip
  • English
  • E shtunë, 14 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Tiranë/ Gardisti vret gruan me armën e shërbimit


    Një vrasje me armën e shërbimit raportohet të ketë ndodhur nga një gardist. Mësohet se gardisti ka vrarë bashkëshorten e tij 36 vjeçe, teksa qëndronin në shtëpinë e tyre në Allias. Gardisti me emrin Alket Arapi, i moshës 44 vjeç është arrestuar nga policia, për vrasjen që ndodhi në orën 6 të mëngjesit. për motive ende të paqarta. Alket Arapi është punonjës në gardën e Republikës.

    Në informacionin paraprak, policia sqaron se:

    ‘Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe”, sqaron policia e Tiranës në njoftimin zyrtar.

    Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Pritet të dalin detaje të tjera në vijim./ Tiranapost.al. 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post