Aktualitet

Tirana zyrtarizon Mario Morinën, kontratë deri në fund të sezonit

Tirana zyrtarizon Mario Morinën, kontratë deri në fund të

Mario Morina zyrtarizohet si përforcim i radhës për Tiranën në këto ditë të fundit të merkatos së janarit. Sulmuesi i formuar nga radhët e Tiranës ka nënshkruar deri ne fund të sezonit. 27-vjeçari vjen pas aventurës së fundit te Prishtina në Kosovë.

Në fakt, bëhet fjalë për një një rikthim te 24 herë kampionët e Shqipërisë të sulmuesit që prej dy muajsh stërvitje me bardheblutë.

Që kur u largua nga skuadra kryeqytetase në vitin 2015, ka provuar të luajë me shumë skuadra në Superiore dhe në kategorinë e parë (Flamurtari, Kukësi, Kamza, Besa, Dinamo), para se të transferohej në IPKO Superligën e Kosovës.

Muajt në vazhdim, në fakt, janë edhe si një periudhë provë për Morinën, i cili na rast se do të rikonfirmohet te bardheblutë me aktivizime dhe gola, me shumë mundësi do të fitojë një kontratë të re me skuadrën që e formoi si futbollist. /XH.K