Qyteti

Tirana vishet me ngjyrat e festave në çdo cep të saj, shihni fotot

Tirana vishet me ngjyrat e festave në çdo cep të saj, shihni

Tirana është veshur me ngjyrat e festave në çdo cep të saj. Ndonëse qytetarët kaluan disa ditë të vështira për shkak të tërmetit, tashmë kryeqyteti i është rikthyer tërësisht normalitetit dhe atmosferës festive që ndihet kudo.

Përveç ndezjes së dritave të pemës së madhe dhe ngritjes së fshatit të festave në sheshin “Skënderbej”, kryeqyteti është stolisur me zbukurimet dhe ngjyrat e festave në çdo rrugë dhe shesh të tij.

E ku ka më mirë se sa dritat dhe ngjyrat, për t'i rikthyer fëmijëve dhe të rriturve buzëqeshjen. Rrugët e mbushura me njerëz dhe të qeshurat e fëmijëve i kanë dhënë një tjetër pamje Tiranës.

Risia e këtij viti është se nuk do të ketë vetëm në disa prej zonave kryesore të Tiranës pemë të Vitit të Ri dhe zbukurime, por çdo njësi apo bllok pallatesh do të ketë këndin e vet të festës./ Tiranapost.al.