Aktualitet

Tirana tradicionale & moderne pjesë e një prej panaireve më të mëdha në Europë

Kryeqyteti ynë do të prezantohet me pavionin e tij për pesë javë rresht në Panairin e Brukselit. Ky është një prej panaireve më të mëdha në Europë, që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 vizitorë nga e gjithë bota dhe quhet "Winter Wonder".

[caption id="attachment_131104" align="aligncenter" width="790"]Në foto, kryebashkiaku Erion Veliaj me stemën e Bashkisë së Tiranës në duar, punuar në dru. [/caption]

“Jemi gati! Tirana tradicionale & moderne do të përfaqësohet në Panairin e Brukselit këtë fundvit. Kemi boom turistik, por më shumë duhet”, lajmëron vetë Veliaj në Twitter.

Falë vizitorëve të shumtë si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi e mirë për promovimin kulturor, historik, social, ekonomik dhe turistik të Tiranës. Panairi do të mbahet në datat 24 nëntor deri më 31 dhjetor./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

[caption id="attachment_131103" align="aligncenter" width="683"]Në foto, kryebashkiaku Veliaj dhe dy të rinj veshur me kostume popullore. [/caption]