SPORT

Tirana rikthehet tek fitorja, mund 2-1 Laçin

Tirana rikthehet tek fitorja, mund 2-1 Laçin

Pas tre ndeshjeve pa fitore, Tirana rikthehet tek triumfi, këtë herë ndaj një rivali pretendent për Kategorinë Superiore, Laçin.

Kryeqytetasit mundën me shifrat 2-1 me të gjitha golat e shënuara në pjesën e parë.

Kryeqytetasit kaluan menjëherë në avantazh, në minutën e 4-të me anë të Dungës. Nuk ka zgjatur shumë gëzimi për kryeqytetasit, të cilët u ndëshkuan nga Nuabueze, pasi një gjuatje brenda zonës.

Në minutën e 45-të, Elton Kale me anë të një veprimi individual ka shënuar golin e epërsisë, duke mundur shtatlartin Stazhila.

Një trepikësh shumë i rëndësishëm për bardheblutë që i ngjit në vendin e dytë në kuotën e 14 pikëve./XH.K