Aktualitet

Tirana pranë rekordit historik me pemët

“Edhe pak ditë për këdo që dëshiron t’i bashkohet aksionit të mbjelljes së pemëve; Në 21 Mars thyejmë rekordin tonë”, tha kryebashkiaku Veliaj në aksionin e mbjelljes së 160 fidanëve tek mbikalimi i Saukut.

Deri në 21 mars, që përkon edhe me Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aksione që synojnë arritjen e rekordit për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në lagjet ku jetojnë.

Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbër me 2 milionë pemë që do të lidhë 14.671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit./ Copyright Tiranapost.al