• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Tirana po gjelbërohet dita-ditës. Sot u mbollën 200 pemë tek…


    Nisma e re e Bashkisë së Tiranës “Një qytetar, një pemë”, e cila synon mbjelljen e 100 mijë pemëve në Tiranë ka vazhduar edhe sot në zonën e Liqenit të  Thatë.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në mbjelljen e 200 pemëve të tjera në zonën e digës së Liqenit të Thatë, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i dhurojnë qytetit një pemë, pasi në këtë mënyrë i ka lënë një trashëgimi me vlerë fëmijëve të tyre.

    “Do doja të ftoja të gjithë qytetarët e Tiranës, nëse mund të merrni një zotim, kush është i rritur në Tiranë, sikur të mbjellë 1 pemë gjatë vitit 2018 automatikisht i ka dhënë Tiranës gjysmë milion pemë”, u shpreh Veliaj.

    Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se Bashkia do të vazhdojë të mbjellë pemë, si përpjekje për të sensibilizuar qytetarët dhe çdo biznes që të kontribuojë për një qytet më të gjelbër dhe më të pastër.

    Ai foli i kënaqur për ecurinë e deritanishme të këtij projekti, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjitha sipërmarrjet që i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës në këtë nismë.

    “Besoj që lëmë një pajë për qytetin që do jetë këtu edhe kur mos të jemi ne”./TiranaPost.al

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]