Qyteti

Tirana me dëborë i gëzoi të gjithë

Tirana u mbulua nga dëbora pas 30 vitesh. Të gjithë u gëzuan si të ishin fëmijë.
Tirana me dëborë i gëzoi të gjithë

Qytetarët e Tiranës kishin më se 30 vite që nuk kishin parë kaq shumë dëborë me sy. Dhe sigurisht që dëbora e rënë mbrëmjen e djeshme ka bërë që të gjithë, të rritur e të vegjël të dalin e të luajnë me topa dëbore.

Askush nuk qëndroi brenda, lagjet dukeshin ashtu si vite më parë, ku njerëzit shijonin dëborën dhe qetësinë e gëzimin që ajo të fal. Edhe pse ishte ftohtë dhe vonë, shumë prej banorëve të kryqytetit nuk kanë hezituar për t'ju gëzuar flokëve të dëborës që veshën Tiranën dhe e bënë më të bukur se asnjëherë.

Edhe VIP-at kanë postuar foto nga më të ndryshmet nëpër rrjetet sociale, për të treguar gëzimin e madh që përjetuan teksa shihnin Tiranën e mbuluar me petkun e bardhë të dëborës.  rudina-magjistari

tirana-bora

olti-curri

ledioni

lori-hoxha

jonida-maliqi

debora-t

deborat

ilva-tare

deboratr

anna-gjebrea

bora-tr

ardit-gjebrea

julian-deda

deboraaa

A video posted by Ami Event (@amardatoska) on Jan 11, 2017 at 11:39am PST

A video posted by Albana Osmani (@albanaosmani1) on Jan 11, 2017 at 2:48pm PST