• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Tirana, Lioni dhe Barcelona, përzgjidhen si histori suksesi


    Kryeqyteti ynë është radhitur së bashku me Lionin dhe Barcelonën, duke u cilësuar si një histori suksesi.

    I pranishëm në Poloni ku u zhvillua paneli me temë “Modele suksesi në menaxhimin e metropoleve Tiranë, Lion dhe Barcelonë”, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet që i kanë dhënë vëmendje Tiranës.

    “Kuptuam se në një vend të vogël me 3 milionë banorë nuk mund të kishim 400 komuna e bashki. Ishte jo efiçente, për të ndërtuar një rrugë nga mbledhja e taksave në një komunë të vogël duheshin 15 apo 16 vjet. Ndaj, vendosëm ta rikonceptonim zonën metropolitane në bashki më të mëdha, ku kryebashkiaku i zgjedhur, si në rastin tim, zgjedh administratorët që administrojnë zona të vogla, të cilët ofrojnë shërbime, por kanë një rol edhe në marrjen e vendimeve”, tha Veliaj.

    Veliaj në forumin e Autoriteteve Metropolitane nga qytetet kryesore të Europës

    Ai theksoi se Tirana po ndryshon me ritme të shpejta, ndërsa shtoi se aktualisht kryeqyteti shqiptar ka 35% të popullsisë dhe gjeneron mbi 45% të PBB së Shqipërisë./ E.D/ Copyright Tiranapost.al