Qyteti

Tirana ka një vend ku gjyshet dhe gjyshërit tanë mund të bëjnë gjimnastikë, shihni fotot

Tirana ka një vend ku gjyshet dhe gjyshërit tanë mund të

Fushat Multisportive në Parkun e Madh janë kthyer në destinacionin e preferuar nga mosha e tretë për të kaluar mëngjeset. Gjyshet dhe gjyshërit e Tiranës janë bërë pjesë e ushtrimeve të përshtatura të aerobisë, lojës së shahut dhe leksioneve të pikturës.

Përmes fotove të postuara në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan:

“Adrenalinë te Fushat Multisportive! Mëngjesi me diell e gjeti moshën e tretë pranë parkut. Gjyshet dhe gjyshërit u bënë pjesë e ushtrimeve të përshtatura të aerobisë, lojës së shahut dhe leksioneve të pikturës”./ Tiranapost.al.