• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Tirana finaliste për çmimin ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’


    Tirana renditet mes 5 finalistëve për çmimin Kreqyteti Europian i Rinisë  2022. Ky konkurs është i bazuar në disa kritere të tilla si aktivizimi rinor, shoqërisë civile si dhe transformimit të vazhdeshëm të qytetit.  Në faqen zyrtare të YouthForum.org shfaqen pesë kryeqytetet finalista që janë: Tirana, Poznan ( Polonia), Kazan (Rusia), Varazdin (Kroacia) dhe Baia Mare (Rumania) siç i lexoni në foton më poshtë:

    Në këtë konkurs marrin pjesë qytete atraktive nga kudo nëpër Europë dhe më pas bëhet një përzgjedhje ku shpallen finalistët. Në faqen zyrtare thuhet se shumë qytete europiane, dhe këto që përmenden, vitet e fundit kanë investuar shumë për të rinjtë, duke i angazhuar ato në aktivitete, për një jetë më mirë dhe më të shëndetshme sociale, si dhe me projekte e transformime në të mirë të së ardhmes së tyre.

    Edhe kryebashkiaku Veliaj ka postuar në Instagram lajmin, e nga ku shkruan:

    Shumë krenar që Tirana jonë renditet mes finalistëve për çmimin Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, nën ritmin e aktivizmit rinor, shoqërisë civile vibrante, si dhe transformimit të vazhdueshëm të qytetit! 🇦🇱👏🇪🇺
    #EYC2022 #tiranactivate2022. / Linku origjinal mr kryeqytetet finaliste këtu. /  Tiranapost.al. E.B