• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Sociale Të gjitha

    Tirana dominohet nga të rinjtë, Gjirokastra e plakur! Ja mosha mesatare sipas qarqeve


    Shqipëria ka moshën mesatare të popullsisë më të re në Europë me 35.4 vjeç, por ndryshimet e forta demografike me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë po krijojnë një proces me të shpejtë plakjes se vendet e Europës, ku mosha mesatare e popullsisë është nga 40-47 vjeç sipas rajoneve. Të rinjtë kryesisht janë të përqëndruar në Tiranë, ndërsa shumë qytete të tjera të vendit janë vënë poshtë nga plakja e popullsisë.

    Qarqet më të plakuara të vendit janë Gjirokastra, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç.
    Qarqet me moshëm mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç..

    Në Europë me popullisë më të plakur paraqiten rajonet e Gjermanisë së Veriut me një moshë mesatare 47 vjeç të popullsisë, më pas rajonet më popullinë më të plakur janë në Italinë e veriut dhe në Spanjë. Teksa shtete e lindjes në BE kanë kanë moshën mesatare të popullsisë më të re, të tilla si Rumania, Polonia, Bullgaria dhe në tërësi Rajoni i Ballkanit dhe Turqia, ku mosha mesatare e popullsisë është nën 40 vjeç në shumicën e rajoneve./Referuar Monitor/Tiranapost/A.C

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690