• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Sport Të gjitha

    Tirana dërgon provat për pafajësinë e Ballistit, tani fjala e fundit është e Kroacisë


    Institucionet shqiptare po vijojnë angazhimin e tyre për mosekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.

    FSHF i ka vënë në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë praktikën e ndeshjes Serbi – Shqipëri, për të cilën Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) Lozanë, ka vendosur mbi incidentet e lidhura me sigurinë, apo më saktë mungesës së sajë në Beograd.

    Në këtë vendim, ku Shqipëria fitoi tre pikët në tavolinë, gjykata sportive ka përmendur koret raciste si dhe dhunën e paprecedentë fizike që tifozët dhe personeli i stadiumit kanë ushtruar ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare.

    Këto detaje, së bashku me viedon përkatëse, pritet të bëhen pjesë e relacionit që ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi shumë shpejt do t’i dërgojë homologut kroat për të bindur qeverinë në Zagreb që të mos e lejojë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë, siç ka vendosur Gjykata e Dubrovnikut.

    Por pavarësisht këtyre vendimeve të marra nga gjyqësori, është qeveria kroate ajo që e thotë fjalën e fundit.

    Për mosekstradimin e Morinës është marrë vetë kryeministri Rama. Në një takim me homologun e tij kroat gjatë samitit të Kartës së Adriatikut, Rama tha se folën për zgjidhjen e këtij problemi./ Copyright Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post