Politikë

“Tifozët e Interit do të jenë më të lumturit”, Rama: Vëllai im s’do të marrë asgjë, do mbyllen të gjitha bastet

“Tifozët e Interit do të jenë më të

Gjatë takimit për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste në Kamëz, kryeministri Edi Rama ka thënë se pikat e basteve do të mbyllen të gjitha.

“Janë mërzit më shumë tifozët e Interit se mendojnë se u ka ardh dita të fitojnë, por ata do të jenë më të kënaqurit se ngelën duke vënë gabim skedinën. Kanë dhjetë vjet që u torturuan, nuk po fitojnë. Përtej shakasë, është një zhvillim shumë i fortë për të mbyllur një industri të kriminalizuar, për fat të keq, që financohet në masën e vet më të madhe nga krimi i organizuar, është një industri pastrimi parash dhe praktikisht krijon dëshpërim. Nga studimet e bëra një nga katër kanë menduar të paktën një herë të vrasin veten, 70% e tyre jetojnë në stres. Mora vesh që përfaqësuesit e basteve po bëjnë protestë. Nuk e organizojnë këta, i organizon tjetër kush, ata që e financojnë këtë industri. Për fat të keq mbështen edhe nga opozita, se po hedh baltë sikur do t’i marrë vëllai im të gjitha bastet. Të paktën këtë rast Taulanti s’del gjëkundi, por e vërteta është që do të mbyllen që të gjitha. Kemi ngritur një grup ekspertësh për të bllokuar edhe bastet online që luhen jashtë”, ka thënë ai./Tiranapost.al