• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    T’ia nisim kështu bashkimin! Kryeministri Haradinaj kërkon të hiqet taksa në Rrugën e Kombit


    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një thirrje mbrëmë në emisionin ‘Debat’ të RTK-së, që Shqipëria të heqë taksën në Rrugën e Kombit. Gjatë emisionit Haradinaj tha se i lutet presidentit t’i kërkojë kryeministrit Rama t’ia nisë prej hapit të parë, duke hequr taksën.

    ‘T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: Që të mos shkojnë fjalët para punëve’, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.

    Kjo nuk është hera e parë që kryeministri bën një thirrje të tillë ndonëse në fillim ka thënë se rëndësi ka të mbarojë rruga pa taksën e të paguajnë sa të jetë e vendosur, ndërsa vetë kryeministri gjatë mbledhjes së dy qeverive të herës së shkuar, tha se Patriotizmi në paqe është kur paguan detyrimet.

    Sa është taska për kategoritë:

    Klasa 1 motorr – 2.5 Euro

    Klasa 2 veturë – 5 Euro

    Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 Euro

    Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro

    Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro/ Tiranapost.al. E.B