• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    T’i tregosh apo jo gruas së tij se ti je e dashura e burrit të saj? Një këshillë ekspertësh për ata që tradhëtojnë


    Rreth gjashtë muaj para se të martohej, shkrimtarja Tracy Schorn mori një telefonatë krejt të papritur nga e dashura e bashkëshortit të saj. Me përçmim ajo i pohoi se bashkëshorti i Trejsit ishte me të. Shkrimtarja e njohur për librat e saj motivues u shokua ndërsa mësonte shumë detaje të marrëdhënies jashtë martese të bashkëshortit me një grua e cila mesa duket kishte qenë e dashura prej shumë vitesh  e burrit që ajo njihte. Fjalët e vetme që i dolën nga goja gjatë asaj telefonate ishin: Oh Zot uroj të mos jem shtatzënë, dhe më pas ia plasi të qarës dhe mbylli telefonin duke falenderuar gruan që sapo ia kish shembur botën që ajo njihte. “Ajo grua ishte toksike, por i jam mirënjohëse që më lajmëroi, ndonëse qëllimi i saj nuk ishte i mirë. M’u desh shumë kohë që të veproj dhe ta lë,” tha shkrimtarja në librin e saj udhëzues për gratë, burrat e të cilëve tradhëtojnë. Në librin e saj, shkrimtarja shtron pyetjen nëse ka të drejtë morale dhe etike një grua e kthyer në të dashurën e një burri të martuar (le ta quajmë tjetra) të telefonojë rivalen dhe ta informojë për këtë marrëdhënie.

    Megan Fleming, një terapiste me famë në Nju Jork thotë se përpara se tjetra të bëjë telefonatën pikante të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një marrëdhënie të shkurtër, të gjatë apo të thellë në aspektin emocional.

    Nëse marrëdhënia ka mbaruar me kohë dhe personi tjetër është tërësisht i angazhuar në lidhjen që ka, atëherë tjetri apo tjetra duhet të heshtë dhe të mos shkatërrojë një marrëdhënie tjetër.

    Përpara hedhjes së një hapi të gabuar, tjetra apo tjetri, duhet të marrë në konsideratë motivet që e shtyjnë të bëjë një rrëfim të tillë. Ka raste kur ai burri i martuar të lë krejt papritur dhe dëshiron të hakmerresh duke rrëfyer mëkatin me shpresën se ai do të vijë sërish. Kjo funksionon shumë rrallë thonë psikologët.

    Nëse dëshiron të ndëshkosh të dashurin se përse nuk të zgjodhi ty në vend të gruas ose nëse do të legjitimosh një marrëdhënie që është konsumuar gjithmonë në fshehtësi, rrëfimi mund jetë i dëmshëm dhe të ketë një efekt rikoshet.

    Në raste të tjera, gratë dhe vajzat futen në një marrëdhënie pa e ditur se partneri është i angazhuar ose i martuar. Informimi i gruas legjitime mund të kthehet në një mundësi për çiftin që të dalë nga kriza e të angazhohen në komunikim të sinqertë.

    Ekspertët këshillojnë që edhe nëse ti nuk e ke ditur me të vërtetë se ai tjetri është i martuar, sërish je bërë pjesë e një mashtrimi ndaj gruas së tij. Në aspektin seksual por edhe më gjerë, kjo është shumë poshtëruese për bashkëshorten e cila kurrë nuk ka dhënë bekimin e saj për tradhtinë. Ndaj më e pakta që duhet të bësh është t’i thuash të vërtetën dhe të largohesh me dinjitet.

    Sidoqoftë, çdo marrëdhënie ka dinamikat e saj të ndryshme dhe nuk ka një udhëzim të mirëfilltë të cilën mund ta ndjekë çdo grua apo burrë.

    Nëse përballesh me mëdyshjen për t’i treguar gruas së të dashurit, frenohu pak, mendo motivet që të shtyjnë drejt rrëfimit. Nëse beson se po tregove, i dashuri do të lërë gruan për ty, do jesh ti ajo që do të vuash. Dashuria nuk funksionon kështu.

    *Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga U.D.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]