Showbiz

Ti që i ke tmerr gjilpërat, e di që mund të bësh paqe me to?

Ti që i ke tmerr gjilpërat, e di që mund të bësh paqe

Shkon tek infermieri, ulesh në karrige dhe bëhesh gati për një gjilpërë ndërkohë që je duke u dridhur? Mos u mërzit! Në këtë botë janë 10-20% e njerëzve që vuajnë nga agofobia, ose ndryshe frika nga agia.

Statistikat tregojnë që kjo frikë është e lidhur zakonisht me moshën dhe gjininë: gratë dhe fëmijët vuajnë më tepër nga kjo fobi.

Nëse fëmijëve mund t`u shpjegohet me qetësi, për të rriturit është e nevojshme terapia. Këta të fundit e lidhin me pickimin insekteve dhe ndaj kanë frikë. Ose mund të lidhet me një eksperiencë të vjetër traumatike gjatë një gjilpëre.

Fatmirësisht ka disa hapa që ndihmojnë për të shpëtuar nga kjo fobi

Teknika e fantazisë më të keqe

Në këtë rast pacienti duhet të imagjinojë një skenë të frikshme, që e shpërqëndron nga situata.

Injeksionin më të keq të mundshëm

Duhet të imagjinoni me sy mbyllur çdo ditë injeksionin më të dhimbshme. Sa më shumë detaje, aq më mirë. Imagjinoni gjithashtu reagimin tuaj.

Më vonë merrni një shiringë me kapak tek agia dhe vendoseni disa herë në krahun tuaj.

Pastaj vendoseni pa kapak.

Në fund, me ndihmën e një njeriu të besuar, futeni pakëz në lëkurë.

Por kujdes, të gjitha këto hapa duhen sugjeruar dhe asistuar nga një profesionist që zakonisht është terapist i shëndetit mendor.

*Ky post u përshtat nga Vanity Fair dhe është realizuar nga Fabjola Hije.