Showbiz

Ti ndoshta nuk e dije që këta të famshëm kanë përjetuar varfëri të skajshme para se të bëheshin të pasur

Ti ndoshta nuk e dije që këta të famshëm kanë

Ne mund të shohim të famshmit dhe jetesa e tyre na duket e paarritshme. Por shumë yje në të vërtetë e kanë nisur ashtu si ne.

Këto janë disa nga personazhet e famshëm që e nisën nga asgjë dhe sot jetojnë në luks.

Celine Dion

Celine nuk ka qenë gjithmonë ajo diva kanadeze që shohim. Ajo është më e vogla e një familjeje me 14 fëmijë duke përjetuar një varfëri të madhe. E nisi me evente të vogla dhe iu desh të vinte shtëpinë në hipotekë  për të hedhur në treg këngën e parë të regjistruar. Kur shohim se shtëpia e saj aktuale vlen plot 800 milionë dollarë, mendojmë se ajo sakrificë ia ka vlejtur.

[caption id="attachment_324379" align="aligncenter" width="400"]Foto nga Google[/caption]

Jay Z

Shumë e quajnë Jay Z ‘mbretin e Hip Hop’ por ai nuk ka qenë gjithmonë një multi-milioner. Ky biznesmen është mafia e të gjitha gjërave, në muzikë, sport apo veshje, Por në tekstet e këngëve të tij ku flet për rrugët e ashpra ku është rritur, ka diçka të vërtetë. I rritur në një lagje të varfër në Brooklyn, ai shiti një lloj droge ilegale të bërë nga kokaina, për të mbijetuar. Ndërsa sot, vlera e tij neto kap shifrën e 900 milionë dollarëve.

[caption id="attachment_324381" align="aligncenter" width="650"]Foto nga Google[/caption]

Tom Cruise

Ai nuk e ka nisur jetën me priviliegjin e famës që gëzon tani. U rrit në një familje të varfër dhe nga një baba abuziv.

[caption id="attachment_324382" align="aligncenter" width="1024"]Foto nga Google[/caption]

Leonardo DiCaprio

DiCaprio ka lindur në një varfëri të plotë dhe prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte i vogël. Por sot, Leondardo DiCaprio ka një pasuri neto prej 245 milionë dollarësh.

[caption id="attachment_324383" align="aligncenter" width="1024"]Foto nga Google[/caption]

Oprah Winfrey

Të gjithë e dinë kush është Oprah dhe nuk ka nevojë për prezantim. Në fillimet e saj, ajo ishte aq e varfër saqë bënte veshje nga thasët e patateve.

U përball me abuzimin seksual dhe shtatzëninë pasi u largua nga shtëpia. Fëmija nuk mbijetoi. Megjithatë, asnjë prej këtyre mizorive nuk e mposhti atë ndaj sot pasuria e Oprah-s kap vlerën 2.9 miliardë dollarë.

[caption id="attachment_324384" align="aligncenter" width="1024"]Foto nga Google[/caption]

Mila Kunis

Mila nuk u rrit me shkëlimin dhe magjepsjen e Hollywood-it. Ajo u rrit si emigrante në Ukrainë dhe familja e saj u zhvendos në Amerikë, kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë. Tani pasuria e Milas vlen 55 milionë dollarë.

[caption id="attachment_324385" align="aligncenter" width="1024"]Foto nga Google[/caption]

J.Lo

Ka disa të vërteta në tekstin e këngës ‘Jenny From the Block’ të J.Lo. Këngëtarja, balerina dhe aktorja ka lindur në Bronx. E rritur nga prindër portorikanë, Lopez ka përjetuar varfërinë. Sot vlera e saj neto kap shifrën e 380 milionë dollarëve.

[caption id="attachment_324386" align="aligncenter" width="1050"]Foto nga Google[/caption]

*Ky post u përshtat nga www.financesonline.com