Art dhe Kulturë

“Ti më le pa fjalë ... krenar për ty”, Olen Cesari vlerëson Veliajn dhe poston disa foto në Instagram

“Ti më le pa fjalë ... krenar për ty”, Olen Cesari

“Ti më le pa fjalë ... krenar për ty”, me këto fjalë violinisti i njohur Olen Cesari ka vlerësuar kryebashkiakun Erion Veliaj për transformimin e sheshit “Skënderbej” i cili ndizet çdo mbrëmje nga atmosfera festive. Teksa e cilëson të pabesueshëm ndryshimin në shesh, Veliaj thotë se “Skënderbeu” duket si një vend tjetër në botë.

Image may contain: 2 people, night

“E pabesueshme ndryshimi në sheshin mahnitës të Tiranës, Skënderbeu duket si një vend tjetër në botë .. @erionveliaj wow .. Kjo është gjithçka që kam për të thënë .. ti më le pa fjalë ... krenar për ty”, shkruan Olen Cesari.

Tirana do të presë sot Krishtlindjet me një koncert festiv që do të organizohet në “Skënderbej”. Festimet do të nisin në orën 19:00 me koncertin ‘Krishtlindjet në Tiranë”. Në një natë feste, nën tingujt muzikore të orkestrës frymore do të do të luhen partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing –Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.).

Image may contain: 1 person, night, christmas tree and outdoor

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri e Gëzim Mushketa dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe, që do të sjellin koncertin live të natës ku lind shpresa për një të ardhme të bardhë.

Image may contain: night, sky and outdoor

[caption id="attachment_315459" align="aligncenter" width="726"] Screenshot nga Instagram[/caption]