• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Ti e dashuron por ai ende? Kjo është receta që do ta bëjë të humbasë i gjithi pas teje


    Je e sigurt se ai është i duhuri për ty, por ai ende jo për ty? Ç’të bësh kur s’e di nëse i pëlqen? Edhe pse nuk ekziston një guidë për të të treguar fije e për pe se si të veprosh, ekzistojnë ca strategji që ta bësh të kuptojë se vajza  ideale është tamam aty para syve të tij.

     

    Tregohu e sigurt për feminilitetin tënd

    Nuk ka nevojë të veshësh fustane të hapur e bluza provokuese çdo ditë por as çdo ditë me xhinse e bluzë pambuku. Kur ta kesh bërë për vete rishikoje këtë pikë, për momentin veshje sensuale, pika dhe tyl jo vulgar.

     

    Vlerësoji miqtë e tij

    Nëse mikeshat e tua janë si motra për ty, e njëjta gjë vlen edhe për të. Edhe nëse e miqtë e tij nuk janë maksimumi që do doje, hapu derën. Do fitosh shumë pikë në sytë e tij.

     

    Bëje buzëqeshjen armë joshjeje

    Është e vërtetë që ata përhiqen më shumë nga tiparet fizike, por ndoshta po e nënvlerëson fuqinë e buzëqeshjes tënde. Një buzëqeshje e bukur do të thotë ngrohtësi, ëmbëlsi dhe mirëkuptim: karakteristika që e bëjnë të dorëzohet edhe një burrë me zemër të gurtë.

     

    Mos e humb personalitetin

    Nëse ti i afrohesh me personalitetin e një kukulle pellushi, e gatshme të bësh çdo gjë për të, do ta humbësh brenda pak ditësh. Tregoji se ke ide, se çfarë do dhe pëlqen. Një grua me personalitet fiton më shumë sesa një kukull që thotë vetëm “po” dhe “mirë”.

     

    Pavarësia është gjithçka

    Nëse ai kupton se ti je në gjendje të jetosh edhe pa të, jo vetëm që do të dashurohet me ty, por do vijë të të kërkojë vetë. Jeto jetën tënde pa e larguar vëmendjen tërësisht prej tij. Pavarësia do ta tërheqë si t’i kishe dhënë në porcion magjik.