Shëndeti

Më thuaj sa push-ups bën, të të tregoj problemet me zemrën

Më thuaj sa push-ups bën, të të tregoj problemet me

Sa push-ups mund të bësh? Më shumë se dhjetë pa ndërprerje? Sipas një studimi të ri, numri i push-ups që mund të bësh tregon rrezikun që mund të kesh ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi i publikuar në Jama Network Open u bazua në eksperimentin me 1104 meshkuj të një moshe mesatarisht 39 vjeç dhe u zbulua se ata që mund të bënin 40 push-ups në një kohë pa ndërprerje kishin 96% më pak gjasa për tu prekur nga ndonjë problem kardiovaskular krahasuar me ata që bënin vetëm 10. Megjithatë edhe për ata që arritën të bënin mbi dhjetë push-ups, rreziku ishte e reduktuar.

Dhe sipas studiuesve ky ushtrim ndihmon shumë dhe me teknikën e duhur mund të mbrosh zemrën. Por ata që i dinë problemet kardiovaskulare duhet të konsultohen fillimisht para se të marrin përsipër ushtrime të tilla, që ti bëjnë ashtu si duhet, pasi për shkak të kontraktimit të muskujve apo ndonjë lëndimi mund të të kapë paniku duke menduar se është sulm në zemër dhe dihet që paniku dhe ankthi nuk i bëjnë mirë as shëndetit fizik dhe as shëndetit mendor.

Man Doing Push Ups Exercise

Megjithatë, shkencëtarët e pranojnë se duhen bërë më shumë kërkime për të përcaktuar nëse ky test do funksionojë për gratë, njerëzit e moshave të ndryshme dhe nivelet e ndryshme të fitnesit./ Metro/ Tiranapost.al.