• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Më thuaj çfarë shenje është, të të them ç’jetë të pret me të


    Do të doje të dije si është jeta me një Dash? Je kokëfortë dhe nuk e di se cili është temperamenti që të përshtatet më shumë ty? Hidhi një sy karakteristikave të shenjave të dashurisë dhe zbulo të dashurin ideal për ty.

    Nëse je me një Dash
    Ke në krah një njeri me ide të qarta që di të vlerësojë feminilitetin tënd. Edhe pse nuk tërhiqet kurrë mbrapa gjatë një zënke, me të nuk do të mërzitesh kurrë.

    Nëse je me një Dem
    Së bashku me të do shijoni kënaqësitë e jetës, që nga ushqimi deri tek seksi i mirë. Besnik si pak shenja të tjera, ndonjëherë mund të duket kokëfortë, por do të të shkrijë me ëmbëlsinë e tij.

    Nëse je me një Binjak
    Me të çdo ditë është ndryshe nga tjetra. Edhe pse ndonjëherë është pak kapriçoz, është plot fantazi, me dëshirën e tij për aventurë, arrin të të përfshijë edhe ty dhe të të stumulojë.

    persosu 1

    Nëse je me një Gaforre
    Do të të bëjë të ndihesh e dashuruar pa marrë asgjë tjetër në këmbim. I ëmbël dhe i kujdesshëm, me rrezikun që të jetë më shumë i ndeshëm sesa duhet, është një burrë me zemër fëmije, i gatshëm të bëjë çdo gjë për ty.

    Nëse je me një Luan
    Do të të bëjë të ndihesh e mbrojtur dhe e sigurt. Është një burrë i fortë, pak egoist, po si mund të heqësh dorë nga sharmi i mbretit të zodiakut?

    Nëse je me një Virgjëreshë
    Do të jetë përherë aty për ty. Të njeh si askush tjetër dhe di si të të këshillojë dhe mbështetë në çdo moment. Ndonjëherë është pak kokëfortë por është edhe një partner i kujdesshëm dhe besnik.

    Nëse je me një Peshore
    Do të dijë të bëjë të paharrueshëm çdo moment të jetuar së bashku. Solar dhe i përmbajtur, ndonjëherë i humbur në mendimet e tij, nuk i pëlqen zënkat dhe do të të bëjë të jetosh një lidhje në hamoni të plotë.

    Nëse je me një Akrep
    Ke në krah që aleat kundër prapësive të jetës. Ndonjëherë është pak i zymtë, por kjo është pjesë e sharmit të tij. Bashkëpunëtor ideal, u pëlqen të gjitha grave, por e bën të çmendet të tijën.

     

    Nëse je me një Shigjetar
    Ajo që po jeton në krah të tij nuk është një lidhje, është një aventurë! I pëlqen të luajë, mbase pak më shumë sesa duhet, por kur gjen mikeshën e lojës ideale, bëhet i parezistueshëm.

    Nëse je me një Bricjap
    Ke pranë teje një njeri me kokën mbi shpatulla, serioz dhe i besueshëm. Ndonjehërë i paduruar, ai nuk pëlqen që të gjendet mes shumë njerëzve, por di që t’i dedikohet i gjithi gruas që dashuron.

    Nëse je me një Ujor
    Ke pranë vetes një pikë referimi. Idealist, udhëheqës i vetmuar, i pëlqen të të rrëmbejë në betejat e tij dhe nëse ndonjëherë do të të duket pak i largët, mos u shqetëso. Do të kthehet shumë shpejt tek ti.

    Nëse je me një Peshk
    Të mbulon me ndjeshmëri dhe sensualitet. Ndonjëherë është paksa lunatik, por mos u shqetëso. Edhe pse zbret nga shtrati me këmbën e gabuar, kjo ndodh vetëm pasi të ka mbuluar me përkëdhelje.