Aktualitet

Më thoshte gjithmonë që ngjasoj me nënën e tij. Pas 30 vitesh kuptova arsyen...

Pothuajse 30 vjet më parë, kur burri im ishte ende i dashuri im, më tha se i kujtoja nënën e tij. Ishte një deklaratë mjaft shqetësuese për mua. Unë nuk e kisha takuar atë grua të rëndësishme dhe pyesja veten nëse ajo do ishte tipi ngacmues.

E dija se të dy kishin një marrëdhënie të ngushtë dhe kjo më shqetësonte. Madje nuk doja në asnjë mënyrë që të përpiqesha të kthehesha në figurën e nënës së burrit tim të ardhshëm. Çfarë do të thoshte kjo? Që unë të laj të brendshmet e tij, të gatuaja dhe të krihja flokët e tij?

Pas këtyre mendimeve prej shumë vetesh, erdhi momenti ta takoja nënën e tij. Ishte e diel, dhe i dashuri im dhe unë po ecnim në një park afër vendit ku jetonte, në atë moment më thotë : 'Mendoj se duhet të shkojmë dhe të vizitojmë nënën time'. Shkuam në pragun e derës tërësisht të panjohur për mua dhe kur dera u hap, pashë një grua me një buzëqeshje të shndritme në fytyrën e saj.

Adela at her 89th birthday in September 2016

Pastaj më pa mua, buzëqeshja e saj u bë akoma më e dukshme dhe tha . 'Oh, sa e mrekullueshme qenke. Hyr brenda, jam shumë e lumtur që jeni këtu.' Dhe kështu miqësia jonë sapo filloi. Vjehrra ime Adela u kthye në një nga gratë më frymëzuese që kam takuar ndonjëherë. Ajo ishte spanjolle me origjinë, fëmija e refugjatëve që u larguan nga lufta e Francos.

Ajo u zhvendos në Britani në moshën  20 vjeç për të përjetuar një mënyrë tjetër të jetesës. Ajo u martua me një burrë hungarez, lindi një djalë dhe një vajzë dhe u divorcua në moshën 50 vjeç dhe mbeti një prind i vetëm derisa vdiq 89 vjeç këtë vit. Edhe pse ka punuar gjatë si sekretare, besoj se amësia ishte për të,  ishte puna e jetës së saj të vërtetë.

Sa për mua, sapo e kuptoi se isha e duhura për djalin e tij, nuk u largua kurrë nga shtëpia ku jetonte. Dashuria ime u bë burri im dhe lindëm dy djem tani 18 dhe 14 vjeç, por për shumë vite të martesës sime ai shpesh punonte jashtë shtetit. Adela udhëtonte dy orë çdo javë për të më parë, për të ndihmuar me fëmijët dhe punët e shtëpisë. Ajo ishte shpëtimi im.

Ajo më tha një herë se më donte mua si vajzën e saj por edhe më shumë e rëndësishme për mua, e vlerësoja si mike të vërtetë.  Ajo kurrë nuk më gjykoi, mbështeti vendimet e mia dhe, në qoftë se unë ndonjëherë u ankoja për të metat e djalit të saj, ajo qeshte dhe më thoshte, "Çfarë duhet të bëjmë me të? Si mund ta zgjidhim?’

Madje edhe për nënën time, Adela e dinte  se marrëdhënia ime me të kishte mangësitë e saj, ajo luftoi me depresionin dhe shumicën e kohës donte të qëndronte e izoluar, ndërkohë që Adela më thoshte shpesh të shkoja ta takoja e ta ndihmoja. Dhe unë sigurisht që atë bëja..

Tani djali im 18-vjeç ka një të dashur, të cilën ai duket se e dashuron dhe unë ashtu si Adela dikur, e mbaj derën e hapur dhe i pres të dy të më trokasin në derë.. Më parë këtë vit, kur Adela shkoi në azil, unë e vizitoja shpesh dhe i mbaja dorën. Ishte e vështirë për të që të fliste dhe nuk kisha fjalë për të shpjeguar se sa shumë do humbisja me vdekjen e saj. Ajo më vështronte në dritë të syrit që shprehnin një falenderim. Por unë e kuptoja dhe i thoja: Jo Adela faleminderit ti që më tregove rrugën e vërtetë të një nëne. Tiranapost.al E.B

Jenny with her husband, Pedro, Adela and baby Rafael (10 months) at Hampstead Heath, in 2000