• Shqip
  • English
  • E martë, 17 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Thethi po transformohet, së shpejti nis rindërtimi i rrugës


    “Javën e ardhshme nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës”.

    Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau edhe pamje të këtij projekti që do të transformojë këtë zonë.
    Rruga turistike e Thethit dhe rikualifikimi urban i qendrës së fshatit janë projekti i radhës në kuadër të programit “Rilindja Rurale”.

    Rruga Qafë-Thorë – Theth ka një gjatësi prej 16 km dhe siguron lidhje me Bogën, Qafë-Thorën dhe Shkodrën.

    Ajo do të lehtësojë qarkullimin edhe në periudhën e dimrit dhe garanton siguri rrugore më të lartë.

    Aksi do të ketë një gjerësi asfalti 4-4,75 metra, 3 tunele 20-30 metra për mbrojtjen nga ortekët, mure pritëse me geocell dhe prej guri, sistem drenazhimi me 89 tombino rrethore dhe katrore dhe 5 prita malore.

    Po ashtu parashikohet edhe rehabilitimi i qendrës së fshatit, një hapësirë prej 13 150 metra katrorë.

    Projekti parashikon përmirësim në rrjetin qarkullues nga hyrja drejt qendrës dhe lagjeve përreth, ndriçimin e qendrës duke ruajtur natyrshmërinë dhe karakteristikat, përdorimin e materialeve ekologjike dhe karakteristike për zonën.

    Po ashtu do të ndërtohet edhe një park i ri linear përgjatë lumit, 65 mijë metra katrorë, do të bëhet rehabilitimi i urës ekzistuese me gjatësi 34,91 metra.
    Në hyrje të fshatit parashikohen 2 hapësira të reja parkimi, sistemim i gardheve karakteristike dhe sistem stabilizues në të dy anët e lumit. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690