Art & Kulturë Te gjitha

Thesi ku i ka futur Berti personazhet publiko-mediatike nuk është edhe aq elegant


Pikërisht atë pamje që ata e luftojnë aq shumë dhe bëjnë garën e ethshme se kush është më elegant, i palestruar, chic, elokuent, i lexuar, kompetent… pikërisht aty i futi Bert Aliaj të gjithë. Në një thes të shëndoshë, me bark e gjoks të varur, që do ishte makthi sidomos i vajzave e zonjave të njohura. Patjetër që është një mënyrë figurative kjo foto e Beritit, për të treguar uniformitetin e lodhur e bërë bozë të figurave publiko-mediatike e për të theksuar se duhet autenticitet dhe inspirim. Ai vetë është një personazhet më djegës të ekranit dhe kur vjen puna tek profesioni i tij i parë, gjen simbolet e duhura për të pickuar e përcjellë mesazhe./ Copyright. Tiranapost.al